Gjyqi i Berishës në Londër, zbulohet çfarë thanë avokatët! Ende mister kush paguan faturën e mbrojtjes

Gjyqi i Berishës në Londër, zbulohet çfarë thanë avokatët! Ende mister kush paguan faturën e mbrojtjes

Sali Berisha

Në të tretën ditë të përballjes të paprecedentë në gjykatën londineze, të Sali Berishës me qeverinë angleze, avokatët e ish-kryeministrit kanë paraqitur argumentet kundërshtues për shpalljen e tij, person non grata në Britaninë e Madhe.

Top Channel mëson se Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha SIAC ((Komisioni Special i Apeleve të Emigracionit) se me vendimin e saj ish sekretaria e shtetit Priti Patel ka shkelur ligjin dhe se akuzat që çuan në shpalljen e ish kryeministrit shqiptarë Non Grata, janë serioze dhe haptazi të pa vërteta.

Më tej Fergus Randolph KC, përfaqësuesi ligjor i zotit Berisha i tha gjyqtarëve të SIAC, se sekretarja e shtetit dështoi të marrë në konsideratë faktin se zoti Berisha nuk është në pushtet prej 10 vitesh dhe nuk ka se si të jetë i prirur  të forcojë apo të ketë lidhje me krimin e organizuar.

Një tjetër argument i paraqitur prej mbrojtjes është se kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në parlament shpalljen Non Nograta të Berishës  nga Britania e Madhe, përpara se Priti Patel të shpallte vendimin. Kjo përballje e para e këtij lloji mes një ish kryeministri dhe një qeverie perëndimore, ka një kosto financiare,  aq më tepër që ekipi mbrojtës i zotit Berisha është ndër më të mirët në  Britaninë e Madhe.

Por a është zoti Berisha apo dikush tjetër që paguan shpenzimet e kësaj beteje gjyqësore në Londër?

Për këtë Top Channel pyeti kompaninë avokatore Zaiwalla & Co dhe është në pritje të një përgjigje. Megjithatë avokatë në Londër me të cilët është konsultuar Top Channel pohojnë se juristë të kalibrit të  Fergus Randolph KC, i cili po përfaqëson Sali Berishën në këtë proces, paguhen mbi 950 stërlina plus TVSH për një orë punë, pra rreth mbi 1 milion lekë për një orë pune.

Ndërkohë nëse marrim në konsideratë reputacionin dhe çështjet e trajtuara në të shkuarën, një avokat i kompanisë Zaiwalla & Co  tarifon deri në 650 stërlina për një orë pune./TCH

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë