TIRANE - Mbrojtja e ish-të përndjekurit politik, Perikli Shqevi, gjatë seancës të sotme gjyqësore i ka kërkuar Gjykatës të marrë parasysh kërkesën e ish-grevistit Gergj Ndreca, i cili e shfajëson nga çdo akuzë.

Shqevi akuzohet së i vuri zjarrin Ndrecës gjatë grevës urisë, ndërsa lidhur me këtë akuzë, prokurori i çështjes i kërkoi trupit gjykues të marrë për shqyrtim materialet filmike, gjë e cila është kundërshtuar nga avokati mbrojtës i Shqevit, Astrit Prendi.

Në mbrojtje të Shqevit kanë dalë edhe grupi i ish-të përndjekurve poltikë, të cilët e cilësojnë këtë gjyq si një sajese, ndërsa seanca e tretë u vendos të mbahet më datë 18.03.201.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)