TIRANË- I forti i Lushnjës, Laert Haxhiu ka refuzuar të përballet në GJKKO me Artan Tafanin, ushtarin e bandës së tij, i cili u bë bashkëpunëtor i drejtësisë. Haxhiu ka refuzuar të paraqitet në GJKKO, në senacën ku prokurori Behar Dibra ka thirrur si dëhsmitar Tafanin, i cili ka shpjeguar para gjykatës njohjen me të fortin e Lushnjës dhe disa prej episodeve krimianle që ka kryer me urdhër të Haxhiut.

Tafani: “Me Laertin jam njohur nga një çun nga Lushnja. Jemi takuar në Dajt nëpërmjet Lulzim Arapit, ai ma ka prezantu. Laerti më ka thënë ‘ça di të bësh’, pasi ai kishte marrë infot që unë kisha bërë vjedhje me dhunë. Herën e parë më ka dhënë 1 mijë euro. Më ka kërkuar Laerti t’i vendos një sasi tritoli në një banesë në Lushnje, në pronësi të Erjon Çokut. Për këtë ngjarje kam taku Laertin dhe më ka thënë se çfarë duhet të bëj. Tritolin e kisha unë, ma kishte dhënë Sajmir Krasniqi. Më ka dhënë Laerti 100 euro sa për lek xhepi. Nga Korça shkova direkt në Lushnje dhe nga ora 2-3 e natës shkoj e ve tritolin dhe kthehem prapë në shpi.

Në atë kohë flisja me Laertin dhe i thashë çfarë veprimesh bëra.

Erjon Çoku ishte një person që shiste heroinë dhe e njihja se isha përdorues. Ky i kishte marrë Laertit mallin dhe nuk i kishte dhënë lekët. Besnik Çoku është vëllai i Erjonit, rrinte jashtë shtetit. Ishte hera e parë që e bëja një gjë të tillë.”

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim.....