Gjyqi Meta-Prifti, Gjykata
refuzon provat e prokurorisë
Në seancën e rradhës, që u mbajt sot në Gjykatën e Lartë, prokurorët kanë deklaruar së në laptopin, ku muaj më parë u regjistrua video Meta – Prifti ekzistonte edhe një video e re, e cila nuk ishte hapur asnjëherë. Sipas gazetarit të Shqiptarja.com, i cili ka ndjekur seancën gjyqtarët kanë refuzuar këtë fakt pa dhënë asnjë argument. Gjykata e Lartë pranoi të gjitha provat e avokatëve të Metës kundër Dritan Priftit. Më 6 janar prokuroria do të paraqesë pretencën dhe do të jepet dhe vendimi nga Gjykata e Lartë.
TIRANË – Gjykata e Lartë nuk ka pranuar hapjen e videos së re, që sipas prokurorisë së përgjithshme ndodhet në laptopin ku është regjistruar biseda Meta – Prifti.
Sipas gazetarit të Shqiptarja.com, i cili ka ndjekur procesin gjatë ditës së sotme, trupit gjykues nuk ka pranuar asnjë prej 3 provave të reja të sjella nga organi qendror i akuzës. Pas kërkesës së prokurorëve për të hapur një video të re, të paprekur më parë, trupi gjykues u tërhoq për më shumë së 2 orë për marrjen e vendimit. Në orën 13: 15 trupa ka dhënë vendimin se nuk pranohej asnjë prej provave të reja të prokurorisë ku përfshihej:
1. Video e re, e zbërthyer më parë në laptop
2. Transkriptimi i intervistës së ish ministrit Prifti në emisionin “Top Story” në 3 janar 2011.
3. Transkriptimi i bisedës me oficerë të policisë gjyqëore transmetuar në emisionin “Fiks Fare”
Pavarësisht këmbënguljeve të prokurorëve, trupa gjyqësore nuk ka dhënë asnjë argument mbi arsyet pse refuzoi marrjen e provave të reja për gjyqin ndaj Ilir Metës.
GJYKATA E LARTË PRANON PROVAT E AVOKATËVE
Ndryshe nga ajo çfarë ndodhi me provat teknike të Prokurorisë së Përgjithme, Gjykata e Lartë ka pranuar të gjitha provat e sjella nga avokatet mbrojtës të Ilir Metës, kundër ish ministrit Dritan Prifti.
Kështu, në seancën e sotme, avokatët mes të tjerash kanë paraqitur si prova materiale edhe dokumenta, të cilat sipas tyre, tregojnë se Prifti ka favorizuar lejet për kompanitë të cilat figurojnë në pronësi të gruas dhe dajës së tij.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2818
Lajme të tjera
-
Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare
21 Mars, 22:39
-
Pse nuk kemi shpresa të mëdha?
21 Mars, 22:37
-
Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk akuzohet për diçka konkrete
21 Mars, 22:14
-
La Kristin, Keisi komenton marrëdhënien me djalin e aktorit: Nuk kishim kimi
21 Mars, 22:11
-
OKB i quajti ‘Beograd dhe Prishtinë’, Rama: Pse nuk është Kosovë-Serbi? Jepni sqarime menjëherë
21 Mars, 22:01
-
Aleanca ‘miqësore’ e Xi Jinping dhe Putin, si provokoi ‘fshehurazi’ në detaje Rusia gjatë vizitës së liderit kinez?
21 Mars, 21:54
-
FOTO/ Ky është Aqif Konesha, biznesmeni që mori 3 milionë euro tender nga Lefter Alla
21 Mars, 21:36
-
FOTOLAJM/ ‘Arrestohet’ Donald Trump, pamjet e montuara nga inteligjenca artificiale për ish presidentin e SHBA-ve bëjnë xhiron e rrjetit
21 Mars, 21:28
-
IMT Durrës del mbi vendimet e gjykatës! Kryeinspektori hakmerret, qytetari nuk i shiti shtëpinë
21 Mars, 21:23
-
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë
21 Mars, 20:58
-
Fshihnin drogën brenda kutive të ilaçeve, çmontohet grupi kriminal që drejtohej nga shqiptari në Itali! 4 të arrestuar
21 Mars, 20:52
-
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë
21 Mars, 20:52