TIRANE - Partia Socialiste ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me gjobën prej 2 milionë lekësh të reja, që deputeti socialist Saimir Tahiri duhet të paguajë i akuzuar për shpifje ndaj fëmijëve të Kryeministrit Berisha. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, PS deklaron se me vendimin e sotëm “pushteti kërkon t’i mbyllë gojën opozitës”.
“Tre gjyqtarë botërisht të njohur si vegla qorre të këtij pushteti, vendosën dënimin e deputetit opozitar dhe kryetarit të PS Tiranë, Saimir Tahiri, për llogari të dy fëmijëve të Kryeministrit. Për të cilët deputeti socialist ka folur publikisht, mbi prova e fakte. Si edhe kolegë të tjerë të çuar në gjykatë nga familjarët apo shërbëtorët e kryeministrit, Saimir Tahiri ka shprehur një shqetësim shumë serioz jo vetëm të opozitës, po të mbarë publikut shqiptar”, bëhet e ditur në njoftimin për shtyp.
Sipas Partisë Socialiste, deputeti i opozitës “është penguar të paraqesë prova dhe dëshmitarë, madje edhe të disponojë dokumente zyrtarë, që do të vërtetonin edhe para gjykatës atë, që sot e dinë të gjithë: Korrupsionin si mjet pasurimi frenetik të familjes kryeministrore”.
Partia Socialiste ka hedhur akuza ndaj trupës gjykuese , sipas së cilës “u sollën si një bandë vrasësish me pagesë”.
“Në këtë Shqipëri të marrë peng nuk dënohet në gjykatë kush vjedh lekët e shqiptarëve dhe as kush vjedh ose blen votën e tyre me lekë të vjedhura nga shqiptarët. Nuk dënohet kush transferon miliarda parash të zeza jashtë vendit apo kush për punët e veta të zeza përdor qeverinë e vendit. Nuk dënohet madje as kush vret njerëz duke i hedhur në erë ose duke i gjuajtur me plumb nga dritaret e kryeministrisë. Sot në Shqipëri dënohet në gjykatë vetëm kush ndër politikanët ka kurajën të ngrejë zërin dhe ta tregojë me gisht, korrupsionin e pushtetit që vodhi votat për ta grabitur dhe rrënuar Shqipërinë”, shkruhet më tej në njoftimin për shtyp të Partisë Socialiste.
Në përfundim të deklaratës, PS thekson se “është edhe më e vendosur për ta shpëtuar atdheun e marrë peng. Për t’i fituar zgjedhjet e për të çelur një faqe të re në historinë e politikës shqiptare, duke e rilindur Shqipërinë”.
Redaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com