Gjyqi ndaj Metës, gjunjëzohet
prokuroria, i bien provat
Gjyqi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta në Gjykatën e Lartë, ka mbyllur dje shqyrtimin gjyqësor në disfavor të prokurorisë. Ka qenë pikërisht relatori i çështjes Adrian Dvorani, i cili ka votuar më parë edhe kundër pranimit të ekspertizës shqiptare për hedhjen poshtë të videopërgjimit,që edhe dje ka kundërshtuar me votën e tij, mospranimin e 3 provave të rëndësishme të akuzës.
Gjykata e Lartë dje mund të konsiderohet se i ka dhënë fund gjyqit penal për korrupsion, ndaj Ilir Metës. Kjo pasi ka pranuar të gjitha provat shkresore të mbrojtjes dhe ka hedhur poshtë prokurorinë për disa nga provat që prej saj, konsideroheshin të rëndësishme.
Goditja më e rëndë, ka qenë rrëzimi i "asit nën mëngë", siç ishte pretenduar nga prokurori Bujar Shehi, kur Kolegji Penal, nuk pranoi hapjen në sallë të dokumentit orgjinal të pahapur ndonjëherë të video-përgjimit në laptopin e sekuestruar nga ish ministri i ekonomisë. Madje as kërkesa e akuzës për 30 ditë kohë për të përgatitur pretencën, nuk u pranua. Seanca e rradhës, u caktuar për datën 6 janar të vitit 2012, kur prokuroria do të paraqesë arsyet, se pse Meta duhet dënuar për veprën penale të korrupsionit, dhe mbrojtja do të sjellë argumetat e saj kundër.
VENDIMET
Kështu dje me një vendim të ndërmjetëm, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për dëgjimin në seancë të një dokumenti orgjinal që gjendet në laptopin e sekuestruar nga Prifti dhe transkriptimin e videos Meta -Prifti, në emisionin "Top Story" të drejtuar nga Sokol Balla. Kërkesa u bë nga prokurori i çështjes Bujar Sheshi, gjatë paraqitjes së provave materiale dhe shkresore, por më pas u hodh poshtë nga Kolegji Penal.
Trupi gjykues pranoi të merrte në cilësinë e provës nga ana e akuzës, vetëm laptopin , USB-në dhe orën që ka shërbyer si kamera gjatë video-përgjimit të famshëm. (Vazhdon në gazetën e shtypur Shqiptarja.com, sot në treg)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.2%
-
Jo
54.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9635
Lajme të tjera
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14
-
Dyshohet se gëlltiti brisqet e rrojës në burgun e Drenovës, i dënuari niset me urgjencë në spital
1 Prill, 22:09
-
Moto GP/ Ducati dominon në Argjentinë, Marquez në 'pole-position' edhe pas flakëve
1 Prill, 22:03
-
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
1 Prill, 21:58
-
Sevim Arbana rrëfehet në 'E ardhmja është vajzë', tregon rritjen me 2 motrat dhe nënë në një kohë të vështirë për familjen e saj
1 Prill, 21:56
-
VIDEO/ Dhunë dhe kaos në Kategorinë e Parë, arbitri ndërpret ndeshjen! Portieri përfundon në spital me qepje, policia shoqëron arbitrat
1 Prill, 21:54