Gjyqi ndaj Ndrea Prendit
përjashtohet Zeqine Sollaku
Llupo me 2 automatikë në protestë
Margarit Kume rikthehet në Gardë

Gjyqi ndaj Ndrea Prendit<br />përjashtohet Zeqine Sollaku<br />Llupo me 2 automatikë në protestë<br />Margarit Kume rikthehet në Gardë
TIRANE- Gjykata e Apelit vendos të mos ndryshojë masën e arrrestit ndaj ish komandantit të Gardës, Ndrea Prendi. I akuzuari për vrasjen e Faik Myrtajt në demonstratën e 21 janarit do të hetohet në masën e arrestit shtëpiak.

Në seancë prokurori i cështjes kërkoi masën e sigurisë arrest me burg dhe paraqiti si provë të re mandatin me të cilin Ndrea Prendi ka tërhequr pistoletën, dhe me të cilën është qëlluar në drejtim të protestuesve, por gjykata vendosi të mos e marrë parasysh. Sipas avokatit mbrojtës prokuroria nuk kishte asnjë provë të re, që mund të vërtetonte se kishin ndryshuar rrethanat e ngjarjes. Pas daljes nga seanca avokati Genc Gjokutaj shkoi më tej duke e cilësuar “një lojë” të prokurorisë. Sipas tij “Tentativa për të burgosur mbrojtësin e institucioneve dështoi... Prokuroria s’ka për të arritur kurrë arrestimin e tij”. 

Prokuroria deklaroi se ka bërë rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë.

PERJASHTOHET SOLLAKU
Seanca nisi rreth orës 10. 30 minuta me kërkesën e avokatit mbrojtës për ndryshimin e trupit gjykues duke përjashtuar gjyqtaren Zeqine Sollaku për papajtueshmëri me ligjin.

Sipas avokatit papajtueshmëria ligjore ka të bëjë me detyrën që ka ushtruar më parë bashkeshorti i saj, Theodhori Sollaku, si Kryeprokuror i Pergjithshem.

Gjyqtari Artur Kalaja mori në shqyrtim kerkesen dhe vendosi perjashtimin e Sollakut nga trupi gjykues. Më vonë posti vakant në trupin gjykues u zëvendësua nga Agron Papajani. Procesi nisi sërish  rreth orës 13: 20 minuta. Shqyrtimi i cështjes nuk zgjati më shumë se 30 minuta dhe trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesës së prokurorisë dhe mos ndryshimin e masës së arrestit.

Ndërkohë që dje dha dorëheqjen nga gjykimi gjyqtari Dalip Bushi për shkak të funskionit që kryejnë fëmijët e tij në organin e akuzës.

PROKURORIA KERKON ARRESTIN ME BURG
Gjenerali Ndrea Prendi akuzohet direkt nga prokuria si autor i vrasjes me armë zjari të protestuesit Faik Myrtaj. Prokuroria shprehet se ka prova bindëse që vrasja është kryer nga ish-kreu i Gardës të Republikës. Por nga ana tjetër Ndrea Prendi pretendon se ai ska qëlluar në 21 janar dhe se pistoleta që ka dalë si arma që ka vrarë Myrtaj nuk është e tija. Nga ana e saj akuza shprehet se ka administruar mandatin e hyrjes dhe daljes së pistoletës tip "Bereta" nga depoja ushtarake, mandate ky që është firmosur nga Ndrea Prendi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane