Mundësitë që ish-presidenti Donald Trump, të fajësohet janë shumë të vogla, kjo pasi shumica e republikanëve në Senatin amerikan votuan të martën kundër zhvillimit të akuzave ndaj tij për nxitje të rebelimit, që lidhet me sulmet e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit. Votimi ishte 55-45 në favor hapjes së gjyqit, por vetëm pesë republikanë u bashkuan me 50 senatorët demokratë, ndërkohë që për fajësimin e Trump duhen të paktën dy të tretat e votave të senatorëve janë të nevojshme për ta shpallur atë fajtor.
Të 100 senatorët, 50 demokratë dhe 50 republikanë, bënë betimin të martën si juristë në gjyqin kundër Trump, megjithëse hapja e gjyqit është shtyrë deri më 9 shkurt. Ligjvënësit republikanë kanë në dorë fatin e Trump, edhe pse mandati katër-vjeçar i ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë përfundoi më 20 janar me inaugurimin e demokratit Joe Biden. Vetë presidenti Biden, u shpreh se ka shumë pak gjasa që një gjë e tillë të ndodhë, por theksoi se gjyqi duhet të vazhdojë.
Senatorë të shumtë republikanë e kanë fajësuar presidentin për nxitje të protestave të cilët shkaktuan vdekjen e 5 personave, ndër ta edhe një oficer policie vdekja e të cilit po hetohet si vrasje. Megjithatë shumica e tyre kërkuan që akuzat të bien poshtë përderisa atij i ka mbaruar mandati si president. Kërkesë e cila u hodh poshtë nga demokrati Chuck Schumer i cili tha se se nuk ka kuptim që të ndalej gjyqi sepse atij i ka mbaruar mandati si president.
Çfarëdo që të ndodhë në gjyqin e ardhshëm, Trump do të vazhdojë të jetë Presidenti i vetëm në historinë 245 vjeçare të Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihen akuza dy herë, dhe i pari president që përballet me një gjyq në Senat pas largimit nga detyra.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.8%
-
Jo
49.7%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak, gjenden trupat e 18 viktimave (FOTO+VIDEO)
30 Janar, 07:16
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31