Gjyqi për fajësimin e Trump:  Zhvillimet kryesore nga dita e dytë

Në ditën e dytë të gjyqit  në Senat kundër ish presidentit amerikan Donald Trump, prokurorët kishin të gjithë vëmendjen të drejtuar nga ata.  Menaxherët paraqitën pamje të reja video si provë e brutalitetit të asaj që ndodhi gjatë trazirave të Kapitolit. Megjithatë gjyqi tejkalon atë që ndodhi më 6 Janar.

Ata prezantuan çdo gjë nga fillimi, me postime dhe fjalime të ish-presidentit para, gjatë dhe pas natës së zgjedhjeve të 3 Nëntorit.

Por cilat ishin momentet kulminante gjatë natës së mbrëmshme?

'KISHTE NJË METODË PËR ATË ÇMENDURI'

Menaxheri kryesor,  Jamie Raskin theksoi se Trump nuk ishte "kalimtar i pafajshëm" në 6 Janar, ai sipas tij ishte "nxitësi i asaj ". Për shumë muaj, Trump kishte "vlerësuar, inkurajuar dhe kultivuar dhunën".

Kongresmeni demokrat tha se postimi i ish-presidentit "Kujtoni këtë ditë përgjithmonë" ndërsa Capitol po përjetonte një nga momentet më të tmerrshme nuk ishin fjalë trishtimi, por kremtimi. Duke akuzuar ish-presidentin për kaosin e shfaqur në TV "si një shfaqje realiteti", ai vazhdoi duke thënë:

 "Kjo është një ditë që do të mbahet mend si turp në historinë amerikane, përveç për Donald Trump".

Dhe nëse Senati nuk e dënon Trump dhe nuk e ndalon atë të mbajë poste publike në të ardhmen, një dhunë e tillë do të ndodhë përsëri.

Një sulm i fuqishëm ndaj pretendimeve zgjedhore të Trump

Demokratët duan që senatorët të gjykojnë faktin që një president të mund të vërë në dyshim procesin zgjedhor Amerikan ashtu si bëri Trump.

Veprime të tilla, tha kongresmeni Joaquin Castro në prezantimin e tij, janë të rrezikshme për demokracinë. Kjo do ta vendosë ekipin ligjor të Trump në një situatë delikate.

Ata kanë këshilluar ish-presidentin që të gjithë mbrojtjen e tij duhet ta përqendrojnë në kushtetutshmërinë e gjyqit dhe lirinë e fjalës, jo për të rishikuar argumentet se zgjedhjet ishin manipuluar. Demokratët po e përdorin kohën e tyre përpara gjyqit për të zhvilluar një sulm të plotë ndaj pretendimeve të presidentit. Masa mund të mos ketë ndikim tek senatorët republikanë - si Josh Haëley dhe Ted Cruz  - të cilët mbështetën zëshëm pretendimet e Trump për mashtrim zgjedhor.  Demokratët nuk do të fitonin kurrë mbështetje e të tjerëve, por ata mund t'i shqetësojnë.

A do të ndryshojë mendje republikanët?

Senatori Hawley, është një ndër ata senatorë i cili nuk do ta jepte imazhin e një pasigurie dhe jo qetësie. Ndërkohë, Rand Paul u pa duke i lodhur dhe i përqendruar në një bllok shënimesh. Këto ishin disa nga indikacionet më të dukshme, të paktën për disa nga senatorët të ulur në gjykimin e ish-presidentit, punimet e ditës mund të mos kenë shumë rëndësi. Hawley dhe Paul ishin midis 44 republikanëve që votuan të martën në mbrëmje për të hedhur poshtë çështjen kundër Trump si antikushtetuese. Ata besojnë se i gjithë gjyqi është i paligjshëm, do të ishte e arsyeshme të mendohej se ata kishin arritur në përfundimin se çfarëdo që të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme është e parëndësishme. Duhen vetëm 34 republikanë të bashkuar për të siguruar që ai do të shpallet i pafajshëm Trump. Kjo duhet të jetë zhgënjyese për menaxherët demokratë të fajësimit, të cilët të paktën deri më tani kanë ndërtuar një çështje të përpiktë, kohezive kundër presidentit, ndërsa mbrojtësit e Trump fokusohen në një çështje të vetme. Demokratët po luajnë një lojë të përsosur dhe kundërshtarët e tyre po luftojnë, por  nga çfarë mund të kuptohet ata mund të humbin.

Gjyqi me postime në Twitter

Në të njëjtën ditë që Twitter njoftoi se bllokimi i llogarisë së Donald Trump ishte i përhershëm dhe i pakthyeshëm edhe nëse ai do të fitonte përsëri presidencën në 2024, postimet në Twitter të ish-presidentit u vunë në qendër të gjyqit të tij për fajësimin.

Jamie Raskin, menaxheri kryesor i fajësimit, tregoi edhe njëherë mesazhin e Trump pas trazirave se "këto janë gjërat dhe ngjarjet që ndodhin kur një fitore e shenjtë e zgjedhjeve është marrë në mënyrë kaq jozyrtare dhe mizore nga patriotët e mëdhenj".

Pas deklaratës hapëse të Raskin, një seri menaxherësh të fajësimit kaluan pjesë të mëdha të prezantimeve të tyre duke lexuar postimet e Trump .

Ekziston një farë ironie në faktin se ngritja politike e Trump u lehtësua, pjesërisht, përmes përdorimit të tij të mençur të mediave sociale , ku ai vërtetonte deklaratat e tij, lajmëronte lajmet e fundit dhe anashkalonte filtrat e lajmeve kryesore.

Tani, javë pasi llogaria e tij në Twitter është mbyllur, postimet e tij përbëjnë edhe përpjekjen e fundit për t'i dhënë fund përfundimisht karrierës së tij politike.

Pothuajse u humb kontrolli

Pas disa orë prezantimesh mbi ngjarjet që çuan deri në 6 Janar, Delegatja Stacey E Plaskett dhe Kongresmeni Eric Sëalëell përshkuan sulmin në Kapitolin e SHBA, minutë pas minute.

Duke përdorur audio të pa publikuar më parë nga radiot e policisë dhe video nga kamerat e sigurisë, ata treguan dhunën ndërsa  u përdor vazhdimisht një hartë për të treguar progresin e protestuesve brenda ndërtesës.

Menaxherët e fajësimit të Dhomës së Përfaqësuesve vunë në dukje më herët gjatë ditës se sa afër iu afruan zyrtarëve të zgjedhur nga SHBA, protestuesit.  Disa kanë argumentuar se ata u bënë pjesë e kësaj trazire sepse Donald Trump u tha.  Video tregoi senatorin Mitt Romney duke vrapuar në një korridor të Kapitolit ndërsa një oficer policie e paralajmëroi atë për afrimin e turmës.

Nënkryetari Mike Pence dhe familja e tij u nxorën shpejt nga Shërbimet Sekrete nga vendi i tyre i fshehjes pranë Senatit. Senatorët dolën me shpejtësi nga ndërtesa vetëm 58 hapa nga turma e zemëruar.  Ndihmësit e Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi nxituan në një dhomë konferencash për të fshehur veten e tyre, vetëm pak çaste para se një grup protestuesish të hynin në korridor. Ndëkohë që një protestues endej nëpër Kapitol, duke kënduar me një zë të frikshëm : "Ne po të kërkojmë, Nensi".

Përktheu nga BBC, për Shqiptarja.com Suada Mehmetaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars