Gjyqi për Strazimirin,Luciano Boci:
Deputetët e PS pranuan se e goditën

Gjyqi për Strazimirin,Luciano Boci:<br />Deputetët e PS pranuan se e goditën
TIRANË - Procesi gjyqësor për goditje për shkak të detyrës ndaj deputeti Strazimiri po shkon drejt fundit në Gjykatë të Lartë, ndërsa në një komunikim me mediat deputeti demokrat Luçiano Boci në përfundim të seancës këtë të premte tha se Ndreu e Ndoka me dëshmitë e tyre pranuan dhe njëherë se kanë goditur Strazimirin.

“Seanca vazhdoj me dëshmitë e të pandehurve të cilët paraqitën versionin e tyre, sigurisht në versionin e paraqitur pati shumë devijim nga e vërteta dhe nga faktet që tashmë janë bërë të ditura dhe të njohura dhe nga opinioni publik dhe unë do thoja që dëshmitë e tyre rënduan akoma më shumë situatën. I pandehuri Ndoka ka pranuar që e ka goditur deputetin Strazimiri sikur se dhe deputetin Ndreu, ka pohuar që dhe e ka prekur, i ruhet dhe i mbahet varintin të tij të parë por sigurisht intensiteti ka ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme, në mënyre evolutive përgjatë seancave dhe përfundimi sipas fakteve duket që është goditja dhe goditja është për shkak të detyrës dhe unë pretendoj që drejtësia të vendosi drejtësi për ktë rast të ndodhur në parlamentin shqiptar.”- tha Luciano Boci.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos