Gjyqtarët bojkotojnë kampionatin
Protestë kundra dhunës në fushë

Gjyqtarët bojkotojnë kampionatin<br />Protestë kundra dhunës në fushë
Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Shoqata e Arbitrave bën të ditur se kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në kampionatin shqiptar. Bojkoti i ndeshjeve bëhet për të sensibilizuar opinionin publik ndaj dhunës së ushtruar në Laç ndaj gjyqtarit Lorenc Jemini.

“Të ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike, arbitrat në mënyrë unanime votuan pro vendimit të bojkotit”, bën të ditur Shoqata. “Në këtë moment të vështirë për ne dhe të ardhmen e punës sonë, kërkojmë mbështetjen e të gjitha hallkave që merren me organizimin e ndeshjeve, ndërsa punonjësve të policisë së shtetit u kërkojmë një reagim më aktiv për të sjellë siguri dhe mbrojtje për jetën tonë”, deklarojnë arbitrat”.

Bojkoti i ndeshjeve nga gjyqtarët ka detyruar Federatën që të shtyjë aktivitetet e programuara.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik

Kroacia e shpalli 'non-grata', zv.kryeministri i Malit të Zi: Vendimi është politik