Tre gjyqtarë kanë ndryshuar datën e lindjes, me sa duket për të shtyrë afatin e daljes në pension dhe zgjatur qëndrimin në detyrë. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Dedë Deda, rezulton se ka lindur në datën 10 Tetor të vitit 1949. Por, gjyqtari deklaron se e ka ulur moshën me vendim gjykate. Në formularin e vetëdeklarimit, gjyqtari Dedë Deda thotë se ka lindur në datën 01.05.1951, duke e ulur moshën me dy vjet. Po ashtu, Flora Hajredinaj, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka ulur moshën me tre vjet.

Në formularin e vetëdeklarimit, zonja në fjalë thotë se ka lindur në datën 01.11.1969, por sipas saj kjo datëlindje është një gabim i zyrës së gjendjes civile. Zonja thotë se ka lindur në datën 01.11.1972, pra tre vjet më vonë. Shefkie Mataj, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e njohur edhe si Shefkie Demiraj dhe Shefkie Hajdarmataj, ka ulur moshën me tre vjet. Zonja në fjalë, e njohur për opinionin publik për disa vendime të çuditshme, thotë se, data e lindjes së saj, 10.07.1955, është një gabim i zyrës së gjendjes civile. Ajo deklaron se ka lindur në datën