Gjyqtarë dhe prokurorë nga SHBA takim në Gjykatën Kushtetuese, kryetarja Zaçaj vlerëson partneritetin për reformën në drejtësi
Gjyqtarë dhe Prokurorë nga SHBA në Gjykatën Kushtetuese
TIRANË - Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e kryesuar nga Kryetarja Holta Zaçaj, ka zhvilluar një takim me disa gjyqtarë dhe prokurorë nga shteti i Utah në SHBA.
Në takim ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune 5 ditore në Shqipëri.
Delegacioni shoqërohej në këtë takim edhe nga David Wisner, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë, rezidentë në Ambasadë.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me sistemet gjyqësore përkatëse, duke u fokusuar në sfidat me të cilat përballen gjyqtarët gjatë punës së tyre, për ta ushtruar këtë funksion me profesionalizëm dhe integritet të lartë, në mbrojtje të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Kryetarja Zaçaj nga ana e saj shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për partneritetin e vendosur me SHBA, si dhe vullnetin për konsolidimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në të ardhmen, duke u fokusuar në mbështetjen e dhënë për zhvillimin dhe progresin e reformës gjithpërfshirëse të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.1%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 2469
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
LIVE-Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45
-
Mori çantën e shpinës me dhurata në stacionin e trenit, Parashqevi Simaku i bëri kërkesë gazetares: A mund të më gjeni vajzën që e ka bërë këtë
24 Dhjetor, 12:59