Gjyqtarët e qokave të PD-së që do 
gjykojnë 21 janarin, në shkurt dosja

Gjyqtarët e qokave të PD-së që do <br />gjykojnë 21 janarin, në shkurt dosja
TIRANE-Janë mbushur 5 vite nga ngjarja e 21 janarit 2011 dhe drejtësia ka dhënë vetëm dy vendime në shkallët e para, duke mos u marrë ende një vendim përfundimtar nga Gjykata e Lartë. Vendimi i parë është dhënë në 2012 kur Agim Llupo, ish-anëtar i grupit të zjarrit dhe Ndrea Prendi ish-komandanti i Gardës së Republikës janë shpallur të pafajshëm nga gjykata e Tiranës.

Për gjyqtarin e kësaj gjykate Besnik Hoxha, ish-efektivi i gardës Agim Llupo cilësohet i pafajshëm për vrasjen e protestuesit Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe plagosjen e gazetarit Fatos Mahmutaj. Pafajësi ka marrë dhe ish-komandanti i këtij reparti Ndrea Prendi, i cili akuzohej nga prokuroria se kishte vrarë protestuesin Faik Myrtaj. 
Vetë prokuroria për dy të pandehurit që morën pafajësinë, ndërsa prokurori kërkoi dënimin me 23 vjet burg për Prendin dhe 25 për Llupon.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital