Gjyqtari i arrestuar për korrupsion në Pogradec, i kthehet hobit të poezive në qelitë e paraburgimit. “Hakmarrja e Egër” titullohet poezia e shkruar në qeli nga Dhimitër Pojanaku, ndërsa e shoqja me anë të një letre shpreh shqetësimin se është në paraburgimin e Drenovës ku ndodhen mjaft persona të dënuar prej tij.

Pojanaku i cili u arrestua pak ditë më parë për korrupsion teksa merrte para për një vendim gjyqësor, e quan veten viktimë e një gracke të ngritur qëllimisht ndaj tij 


POEZIA E GJYQTARIT NGA BURGU

Hakmarrje e eger


Shpesh kam dashur ta kyç
boten
me nje çeles te madh.

Por bota ngriti gracken
e me mbylli mua me nje çeles
sa nje dollap.

Prej inatit
çelsin e hodhi ne pus
nuk e gjen dot
askush!

18. 04. 2014, oren s'e di, eshte ende dite
Drenove



Adelina Pojanaku, më herët në një letër dërguar readaksive të gazetava dhe televizioneve , pretendon se bashkëshorti është ende i pafajshëm përsa kohë nuk ka përfunduar hetimi dhe gjykimi i akuzave ndaj tij. 

Bashkëshortja e Pojanakut shtron edhe problematikën e sigurimit të gjyqtarit në ambjentet e burgut të sigurisë së Lartë të Drenovës ku ndodhen persona të dënuar prej tij.

LETRA E PLOTE E BASHKESHORTES SE GJYKATESIT TE POGRADECIT