Para Kryeministrisë po mbahet protesta për Zvërnecin. Në fjalën e saj një nga protestueset tha se gjyqtarin Astrit Kalaja e vrau sistemi jo Elvis Shkambi. Ajo i bëri thirrje SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.
“Gjyqtarin Kalaja e vrau sistemi jo Elvis Shkambi, se shqiptarëve i janë marrë pronat. Rama në burg, Belinda në Burg, i kërkojmë SPAK-ut menjëherë burg. Shqiptarë kudo që jeni zgjohuni. Shqipëria është e jona. Rama koha jote ka mbaruar”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
6 ditë në shesh kundër resortit në Zvërnec, qytetarët thirrje diasporës: Rezistencë, s’ka negociata për tokën shqiptare! Ripërsërisin 5 kërkesat, protestë edhe në 6 qytete (PAMJE ME DRON)
