Gjyqtarit Konomi ju ofruan
10 milion euro para ekzekutimit

Grupi i prokurorëve që po heton intesivisht ekzekutimin e bujshëm me tritol të 33 vjeçarit Skerdilajd Konomi, pas dëshmive të shumta të marra nga familjarët dhe miqtë e tij, ka zbuluar disa detaje të rëndësishme me anë të të cilave shpresohet të shkohet drejt autorëve.

OFERTA PËRPARA EKZEKUTIMIT
Është mësuar se në periudhën përpara ekzekutimit gjyqtari që kishte marë përsipër rikthimin e një prone me vlerë të jashtëzakonshme familjes, ka qënë i shqetësuar. Dhe kjo për faktin se disa "sekserë" i kishin kërkuar që të bëhej pjesë e një plani gjigand investimi në Gjirin e Lalzit, ku sipërfaqja prej 275 hektarësh që ishte dhe është ende në proces gjyqësor, ka një rëndësi të veçantë. Mësohet se Konomit, i është ofruar një shumë prej 10 milion eurosh nëse hiqte dorë nga vazhdimi i gjyqit të paktën për një pjesë të kësaj toke, 58
hektarë, e cila faktikisht vlen, edhe sipas me çmimeve më të ulta të tregut, të paktën 5 fish më shumë. Sipas dëshmive, Konomi ka preferuar që të vazhdojë betejën ligjore, të cilën mendonte se e kishte të fituar pas zbulimit të fallsifikimeve në regjistrin e pronave të vitit 1042, në Arkivin Qëndror të Shtetit. Tokat për të cilat bëhet fjalë, ndodhen në një nga zonat më të bukura dhe strategjike për investime turistike në bregdetin e Durrësit. Bukuria
dhe virgjëria e tyre, ka bërë që shumë investitorë të mëdhenj të huaj, të afrohen për të kryer investime gjigande, por janë detyruar të largohen ose pezullojnë planet e tyre, pikërisht si pasojë e problemeve gjyqësore
që kanë trashëgimtarët e fisit Toptani dhe Shallvari.

EDHE ÇOPA PËR "KONOMIN"
Vdekja e oficerit të SHISH në Durrës Isa Çopa, përfundimisht nga grupi i hetimit, konsiderohet si vrasje. Burimet thone se ky ekzekutim i sofistikuar, ashtu si ai i gjyqtarit Konomi, është kryer nga krimi i organizuar por
për hir të detyrës delikate që ka pasur, është simuluar si vetëvrasje. Pas këtij përfundimi janë ngritur disa pista hetimi, të cilat kanë të bëjnë të gjitha me detyrat e oficerit të SHISH. Pista kryesore mësohet se është, ajo e një investigimi që kishte nisur Isa Çopa, për llogari të shërbimeve sekrete shqiptare lidhur çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit, ku janë në konflikt gjyqësor fiset Toptani dhe Shallvari që përfaqësoheshin nga Skerdilajd Konomi. Gjithsesi nga grupi hetimor nuk përjashtohet mundësia e ekzekutimit edhe për ndonjë çështje tjetër, të cilën ai ishte duke ndjekur kohët e fundit. Sipas burimeve, deri tani vetëm një gjë është 100% e sigurt:
oficeri i shërbimit sekret shqiptar Çopa, është vrarë për hir të detyrës së tij dhe vetëvrasja përjashtohet përfundimisht si pistë. Paralelisht me policinë dhe prokurorinë e krimeve të rënda, mësohet se ngjarjen në fjalë, po e heton edhe një grup i ngritur enkas Brenda Shërbimit Informativ Kombëtar.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS