Gjyqtarja e Pukës Flutura Hoxha shkarkohet nga detyra

Gjyqtarja e Pukës Flutura Hoxha shkarkohet nga detyra

Gjyqtarja e Gykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha

KPA ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Flutura Hoxha, më 25 shkurt 2022, pasi konstatoi mosdeklarim dhe mungesë të burimeve për pasuritë e prindërve.

Gjyqtarja bëri ankimin të vendimit të KPK, pas shkarkimit nga detyra, por ky vendim është lënë në fuqi nga KPA.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 513, datë 25.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Flutura Hoxha”, thuhet në vendim.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë