Gjyqtarja Eneida Civici dorëhiqet nga funksioni, zbulohet detyra e re që do i përkushtohet

 Gjyqtarja Eneida Civici dorëhiqet nga funksioni, zbulohet detyra e re që do i përkushtohet

TIRANË- Eneida Civici, gjyqtarja që ushtron profesionin e saj në dhomën Civilive të Gjykatës së Tiranës, ka vendosur të largohet nga sistemi gjyqësor, duke ju përkushtuar një pune tjetër, po në fushën juridike. Vendimi nga gjyqtarja Civici është marë ditën e sotme, ku ka njoftuar dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke i njohur këta të fundit edhe me motivin se pse ka vendosur të largohet nga sistemi gjyqësor pas një karriere të gjatë, plot 17 vite si gjyqtare.

Gjyqtarja Eneida Civici, dikur ish-anëtarë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka vendosur të japë dorëheqjen në 11 tetor 2019, duke ju përkushtuar dhe kontribuar me përvojën e saj si drejtore e Zyrës Juridike pranë një institucioni fetar, siç është Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Në ndryshim nga rastet e tjera gjyqtarja Civici, ka parashtruar para anëtarëve të KLGJ-së kërkesën e motivuar sipas ofertës së punës, ndërkohë që vetë ligji e parashikon këtë si një rast të justifikuar.

Me këtë vendim, gjyqtarja ka lënë pas në gjyqësor, një karierë prej 17 vitesh në sistemin gjyqësor në vend, ku kujtojmë se nisjen e ushtrimit të profesionit, Civici e ka bërë në gjykatën e Vlorës dhe mandej ka vijuar në gjykatën e Tiranës, ku vijonte të punonte deri ditën e sotme. Gjyqtarja Civici, nuk i është nënshtruar ende procesit të rivlerësimit kalimtar “Vetting”, por pas kësaj dorëheqja gjyqtarja përjashtohet automatikisht nga verifikimi. Ndërkohë që bashkëshorti i saj është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, i cili ashtu si gjyqtarët e tjerë në këtë gjykatë, është në pritje të procesit të vlerësimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dhori: 24/12/2020 14:31

    Si mund te pranoje nje institucion fetar nje hajdute si kjo.

    Përgjigju
  • Aliriza: 02/08/2020 15:50

    Edhe pse largohet ,nuk do ti shpetoje gjykimit per cka ka bere.

    Përgjigju
  • Avokati: 04/03/2020 09:32

    Hajdute me cizme, te gjitha gjyqet civile te gjykuara nga kjo duhen hapur dhe shqyrtuar nga themeli.

    Përgjigju
  • Aldi: 03/03/2020 00:26

    Hajdute ordinere shijkonte per leke ne cdo gjyq.

    Përgjigju
  • Jani: 03/03/2020 00:25

    Kjo hajdute bashke me burrin dhe babain prokuror ne Vlore .Cupa e Duke Abazit.

    Përgjigju
  • viktima: 05/11/2019 14:35

    Hajdute

    Përgjigju
    • Amerikan: 05/11/2019 14:53

      Gjyqtare pleher, nje hajdute me pak ne sistemin e drejtesise.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral