Gjyshja që kontrabandoi shqiptarët në Britani për 3000 euro, do t'i kalojë Krishtlindjet në burg

Gjyshja që kontrabandoi shqiptarët në Britani për 3000 euro, do t'i kalojë Krishtlindjet në burg

Gjyshja britanike që u përpoq të kontrabandonte tre migrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, duke i fshehur në bagazhin e makinës së saj pasi ajo u tundua nga paratë, do t’i kalojë Krishtlindjet në burg.

Jackie Willis, 53 vjeçe nga Feltham, në Londrën Perëndimore, u kap nga policia britanike teksa po tentonte të kontrabandonte tre emigrantë shqiptarë, të cilët i kishin ofruar asaj 3000 euro.

Arrestimi i gruas u bë në Dover, përgjatë Eurotunelit që lidh portin e Calaise, mes Francës dhe Anglisë.

Avokati i të akuzuarës, Isabelle Pauwels deklaroi para trupit gjykues se gruaja ishte tunduar nga paratë që i kishin dhënë shqiptarët.

'Asaj i vjen keq për atë që bëri dhe e ka pranuar fajin”, - shtoi avokati

Jackie Willis, pas një viti burg që i duhet të kryej, është ndaluar nga gjykata që të mos udhëtojë për në Francë përgjatë dy viteve të ardhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja