Tirana-Laçi dhe Skënderbeu-Kukësi janë çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.
 
Shorti i hedhur paraditen e së hënës në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë këtë verdikt.
 
Përballje mjaft interesante dhe garë e fortë për trofeun e Kupës.Tirana do ketë përballë Laçin që këtë sezon në tre takime nuk e ka mposhtur asnjëherë por në ndeshjet e Kupës pritet tjetër performancë.
 
Superpërballja e kësaj fazë padyshim që është Skënderbeu-Kukësi. Kryesuesit e kampionatit me vendin e dytë përveç “luftës” që po bëjnë për kampionatin do sfidohen edhe në gjysmëfinalet e Kupës.
 
Ndeshjet e para do zhvillohen më 8 prill ndërsa ato të kthimit dy javë më vonë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)