Emocionet e Botërorit normalisht nuk mund të lenë pa prekur edhe politikanët. Ndërsa Italia e kryeminiatrit Edi Rama prej kohësh po shijon pushimet, ky i fundit nuk mund të rri pa komentuar as gjysmefinalen e cila surprizoi të gjithë, Gjermani-Brazil.

Në një postim në rrjetiin social Tëitter kryeministri rama ka postuar një foto montazh që qarkullon në mediat ndërkombëtare, e ndërsa shkruan: Kur të vjen e s'ke çfarë i bën fare!

r

















Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha, është me “rehat” nga kjo anë. Ai është tifoz me atë që fiton.  Sa i përket gjysmëfinales së parë, Berisha në rrjetin social Facebook shkruan: “Gjermania në nivelin e saj magjik!”.
 
Gjermanët shkruajtën historinë në tokën e brazilianëve, duke shpërfytyruar 7-1 kombëtaren 5 herë kampione të botës.