PRISHTINE- Në kryeqytetin e Kosovës është organizuar gjysmë maratona “Prishtina 2014”. Më shumë se 1400 pjesëmarrës nisën garën në orën 10:00 të mëngjesit nga sheshi “Nënë Tereza”.
Në maratonën e cilësuar si një nga aktivitetet sportive më të mëdha në Kosovë morri pjesë dhe presidentja Atifete Jahjaga e kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari.
Pas garës Jahjaga u shpreh e kënaqur që ishte pjesë e këtij aktiviteti sportive. Ajo shtoi se pjesëmarrja e saj në gjysmëmaratonë ishte në përkrahje të të gjitha grave të prekura nga kanceri i gjirit.
Në garën e meshkujve fitues u shpall keniani Joel Maina Nwangy, ndërsa për femrat Ciran Elena Daniela. Të dy garuesit morën dhe një shpërblim prej 1 200 eurosh për fitoren.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com