Gjysmëfinalet e Botërorit premtojnë ‘shkëndija’, Mbappe ndaj Hazard, Kane sfidon Modriç-Rakitiç

Gjysmëfinalet e Botërorit premtojnë ‘shkëndija’, Mbappe ndaj Hazard, Kane sfidon Modriç-Rakitiç

Katër futbollistët e njohur të katër skuadrave gjysmëfinaliste

Belgjika, Kroacia, Franca dhe Anglia. Këto janë katër skuadrat më të forta të Botës, por vetëm njëra prej tyre do të arrijë të ngrejë në qiellin e Rusisë Kupën e Botës të vitit 2018. Dikush e ka pagëzuar edhe si një “mini Europian”, pasi u eliminuan me radhë më të fortat e Amerikës së Jugut, gjithsesi e vërteta është se mes katër më të mirave kanë ardhur ato skuadra që e kanë merituar më shumë që kanë pasur parësore kolektivin dhe jo individin.

Nuk është me Messi, por Griezmann dhe Mbappe. U eliminua Neymar dhe skenën e morën Hazard dhe De Bruyne. Iku shumë shpejt edhe Cristiano Ronaldo dhe është momenti i Kane, Dele Alli apo Modriç e Rakitiç. Pra me pak fjalë spektakli është i garantuar.

Në gjysmëfinalen e parë Francë-Belgjikë garantohet një spektakël teknike dhe shpejtësie. Nga njëra anë Franca një nga pretendentet kundër djemve të tmerrshëm të Belgjikës. Precedentët flasin për transalpinët që në Europian dhe Botëror kurrë nuk kanë humbur ndaj “djajve të kuq”, por Hazard me shokë treguan edhe ndaj Brazilit që në Rusi kanë ardhur për t’i shkuar deri në fund.

Sulmet e Francës me Mbappe dhe Griezmann, por edhe te Belgjika me Lukaku, Hazard e De Bruyne janë fantastikë, por ndeshja mund të vendoset në mesfushë, ku “gjelat” kanë më shumë ekuilibër. Sa i përket repartit mbrojtës dhe të portierëve me Lloris dhe Courtois duket sikur jemi në barazim.

Mesfusha fantastike e Kroacisë apo freskia e Anglisë? Ballkanasit të rikthyer mes katër më të mirave pas 20 vitesh në nivelin individual kanë një mesfushë me yje, por që pati shumë vështirësi ndaj Danimarkës dhe Rusisë, ndërsa Anglia është e paparashikueshme mbi të gjitha në fazën sulmuese.

Në përballjen mes Kroacisë dhe Anglisë diferencën siç ndodh në një gjysmëfinale të Kupës së Botës do ta bëjnë detajet. Kroacia arriti në nivelin e 20 viteve më parë, ndërsa Anglia rikthehet mes katër më të mirave pas 28 vitesh. Kushdo që të kalojë në finalen e madhe të Moskës do të arrijë një bonus të madh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik