Të mërkurën do të luhen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë ku në Korçë Skënderbeu do të synojë përmbysjen ndaj Kukësit. Ekipi I drejtuar nga Shehi është mposhtur 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Kamzë dhe në sfidën e kthimit do t’i mjaftonte edhe një fitore minimale 1-0. Për të bërë diçka të tillë korçarët përveç fitimit të trofeut do të kenë edhe një motiv ekstra siç është premio. Në prag të takimit, trajneri Shehi, është shprehur:
“Kjo është një nga ato sfida që do përqëndrim dhe mend në kokë pasi nuk duhet kaluar në aventurë. Ndeshjet vajtje-ardhja kanë specifikë tjetër pasi goli në fushë kundërshtare vlen shume dhe duhet menazhuar mirë.”
Nga kampi kundërshtar, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka në prag të takimit ka deklaruar:
“Me një president si zoti dhe një trajner si Gjoka, ekipi do vetëm trofe, të gjitha të mundshmet. Tani kampionati na ka ikur dhe se kapim dot, por të përpiqemi të marim këtë trofe. Kukësi kërkon trofe.”
Ndërkohë në “Selman Stërmasi” Tirana do të presë Luftëtarin në një takim ku nuk është vendosur asgjë, pasi sfida e parë në Gjirokastër është mbyllur me porta të paprekura. Ekipi bardheblu vjen me i motivuar pasi në fundjavë mori një fitore jetike në minutat e fundit në kampionat kundër Skënderbeut dhe Kupa shihet si shpëtimi i sezonit për të siguruar edhe pjesmarrjen në Kupat e Europës.