"Gjysmën e njerëzve i merr zvarrë, aty plas derri jo robi..." Çfarë ndodh çdo ditë në udhëtimet me autobus në Tiranë (VIDEO)

TIRANE - Autobusët janë zgjidhja më e shpeshtë e transportit që qytetarët e Tiranës përdorin. Por së fundmi janë kthyer në një shqetësim pasi mosrespektimi i orareve që sjell dhe grumbullimin e qytetarëve nëpër stacionet e autobusëve bëhet shkak që ata të vonohen për në punë dhe në shkollë.

Qytetarët shprehen se në mëngjes dhe gjatë orarit të drekës autobusët vonohen.

"Ai i pari erdhi mbas nja 25 minutash, tani presim këtë tjetrin të vij pas 15 minutash prapë.  Nuk kishte shanse të hipje, autobusi dhe ata që hipën i mori zvarrë gjysmën, kështu që është e kotë.

Ka 10 minuta.

10 minuta.

Nuk patët mundësi të hipnit tek autobusi i parë?

Jo ishte plot , ishte i mbushur.

Ndodh shpesh?

Ndodhë me sa kam parë unë.

Bëhen shkak për vonesa në punë?

Po, po ja për shkollën e djalit po.

Me sa minuta vonohen përgjithësisht?

Çerek ore me sa kam parë unë çerek ore po.

Eh ç'e pyet, bërrnut janë, hyn hajduti brenda, pardje rrahën dy kalamaj të vegjël se i morën celularin. Vonesë ka goxha, për tu vonuar vonohen. Ne punën më të madhe e kemi në autobus sesa atje ku punojmë.

Janë shumë të ngarkuar dhe me shumë vonesë.

Ka autobusë që vonohen rrugës.

Njerëz po, në kohën e mëngjesit që shkojnë fëmijët në shkollë, edhe në kohën  kur dalin nga shkolla shumë. Kur e shikojmë keq ja mbathim në këmbë për të marrë kalamajt se s'i lëmë dot.

Kushtet e autobusit, nuk kanë kushte. Tani është fundi i tetorit aty plas, plas derri jo robi”-u shprehën disa prej qytetarëve.

Vonesat nuk ndodhin vetëm në linjën e Unazës por dhe në linjat e tjera të transportit urban që qytetarët përdorin për të lëvizur brenda kryeqytetit.

Por dhe në rastet kur autobusët arrijnë në stacion qytetarët e kanë të pamundur që të hipin pasi nuk ka vend. Shpesh herë ata janë të detyruar të presin për autobusin e radhës.

Kushtet e transportit urban kanë qenë një problem  prej kohësh për qytetarët e Tiranës që ende nuk po marrin zgjidhje.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rusi: 31/10/2019 15:27

    Lali i njemije e nje premtimeve. Asnje nuk mbajte, as kete qe ish nga premtimet e para. "Mbill" dhe ndonje urban o lummadh, jo vetem plepa dhe fjale

    Përgjigju
  • Robi tjetër: 31/10/2019 08:24

    Sa bukur është të jetosh në Tiron, plot aventura, plot të papritura.....a do të vijë sot vallë aftabusi??!!! Nuk i dihet, mo mir po iki n'kom.

    Përgjigju
  • BRSS: 30/10/2019 21:26

    DURONI DHE PAK SE LALI ERI HAJDUTI DO SJELLI AUTOBUZ INTILIGJENT

    Përgjigju
  • Ariu Skraparit: 30/10/2019 17:30

    Duroni dhe pak se do vijn autobusit pa shoferë... Pastaj sdo keni më asnjë vonesë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit