Glauk Konjufca, i propozuar aktual për president, është tërhequr zyrtarisht nga kandidatura.

“Tërhiqem në mënyrë formale nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Veprimin e tij e pasoi edhe deputetja Fatime Mulhaxha Kollçaku, kandidatja e dytë e propozuar për presidente nga LVV-ja.

“Edhe unë tërhiqem, e thashë që t’i japim mundësi zgjidhjes së problemet sepse zgjedhjet nuk janë zgjidhje, sot tërhiqem përfundimisht nga kandidatura”, tha Mulhaxha Kollçaku.


Lajmi kryesor:

Kuvendi i Kosovës/ Opozita bojkoton seancën për presidentin, Kurti akuza: Nuk ndërmori iniciativa për zgjedhjen! Konjufca e Kollçaku tërheqin kandidaturat