Gledis Nano vizitë zyrtare në Athinë, takon homologun e tij grek Konstantinos Skoumas
Gledis Nano dhe homologu i tij grek Konstantinos Skoumas
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano është duke zhvilluar një vizitë pune në Athinë.
Nano u prit në një takim miqësor nga homologu i tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas.
Gjatë takimit, Nano dhe Skoumas diskutuan çështje me interes më të gjerë policor, duke theksuar nevojën për forcimin e kuadrit të përbashkët strategjik për luftën kundër krimeve të rënda, krimit të organizuar, trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm, si dhe për hetimin e rasteve të vrasjeve.
Gjithashtu, gjatë takimit, nga të dy drejtorët e përgjithshëm u shpreh vullneti i ndërsjellë për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në çështjet e sigurisë, bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta.
Nano ka theksuar se Policia shqiptare është e mirorientuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me partnerët, në veçanti me vendet fqinje, për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare.
Në këtë takim morën pjesë dhe Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Analizës së Informacionit, Gjeneral Major Nikolaos Tsetsikas, Drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor Kolonel Ioannis Stavrakakis, shefi i Shtabit, zëvendësshefi i Shtabit, ndërsa nga Policia shqiptare morën pjesë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, z. Pëllumb Seferi, Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm, z. Kastriot Skënderaj dhe oficerja e kontaktit të Policisë shqiptare në Athinë, Eva Kollobani.
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me nismën e PS për të larguar nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish-sigurimit?
-
Po
89.7%
-
Jo
6.4%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 1150
Lajme të tjera
-
SHBA po përgatit 800 milionë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën
19 Gusht, 09:23
-
Shisnin ilaçe kontrabandë në Tiranë, arrestohen administratori i farmacisë dhe punonjësja (Emrat)
19 Gusht, 09:21
-
‘Eh sikur të mos isha i lidhur...’ DJ PM nuk ndal batutat, tregon sa vajza e ndjekin profilin e tij në Instagram
19 Gusht, 08:58
-
‘I frymëzuar nga propaganda armiqësore e Radio Moskës, Kaso Hoxha hedh një letër anonime fshatin Markat’/ Procesi hetimor në Sarandë ‘73
19 Gusht, 08:46
-
SHBA: Kosova dhe Serbia duhet të vazhdojnë dialogun
19 Gusht, 08:34
-
Moti i keq në Itali, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur! Në 2 rajone shpallet gjendja e jashtëzakonshme
19 Gusht, 08:13
-
5 mijë paund për raporte mjekësore false! Si po bashkëpunojnë shqiptarët me firmat ligjore dhe mjekët për të mos u dëbuar nga Britania e Madhe
19 Gusht, 08:10
-
Marrëveshja për Kishën Ortodokse Serbe i kushton shumë Abazoviç, Kuvendi i Malit të Zi voton sot për shkarkimin e kryeministrit
19 Gusht, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Shefi i OKB-së: Dëmtimi i centralit bërthamor do të ishte vetëvrasje
19 Gusht, 07:39
-
Zjarr në malin e Dukatit, zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të thyer! Dyshohet se flakën ia kanë vënë barinjtë e zonës
19 Gusht, 07:26
-
'Do të keni shumë lajme, mundësi të mira po vijnë...',ja çfarë thonë yjet për ju sot
19 Gusht, 07:05
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat arrijnë në 41 gradë
19 Gusht, 06:58