Përbërësit:
- 1 kg karrota
- 1 kg sheqer
- 4 gota ujë
- Lëngu i 1 portokalli
- Lëkura e 1 portokalli e grirë
- 1 shkop kanelle
- 4–5 kokrra karafil
- Lëngu i ½ limoni ose 1 lugë limontoz
- Ujë me gëlqere (për forcim)
Përgatitja:
Vendosim karrotat e prera hollë shumë hollë në formë rulonash në ujë me gëlqere për një natë. Kjo i bën më të forta dhe krokante. Të nesërmen, i shpëlajmë shumë mirë disa herë derisa të pastrohen plotësisht. I përziejmë me sheqerin dhe i lëmë disa orë derisa të lëshojnë lëng. Shtojmë ujin, lëngun dhe lëkurën e portokallit, kanellën dhe karafilin. I vendosim në zjarr. Kur të fillojë të vlojë, ulim zjarrin dhe e lemë për rreth 40–45 minuta derisa karrotat të bëhen transparente dhe shurupi të trashet. Heqim shkumën sipër, shtojmë lëngun e limonit dhe e lemë në zierje edhe 5 minuta. E hedhim glikonë të nxehtë në kavanoza sterilë.
Komente











