Gliko me dardha

Përbërësit:

  • 1 kg dardha të forta
  • 1 kg sheqer
  • 260 ml ujë
  • 3–4 karafil
  • 1 majë luge çaji limontoz
  • Lëngu i ½ limoni

Përgatitja:

Lani mirë dardhat. Qërojini hollë, por lëreni bishtin. Pastroni pjesën e poshtme. Shpojini dardhat në disa vende me një pirun, në mënyrë që të thithin më mirë sherbetin gjatë zierjes. Vendosini menjëherë në ujë me lëng limoni që të mos nxihen. Në një tenxhere hidhni ujin dhe sheqerin. Lërini të ziejnë derisa sheqeri të tretet plotësisht. Shtoni dardhat në sherbetin që vlon. Përziejini me shumë kujdes herë pas here, që të mos humbasin formën. Pasi të marrin valë, ziejini për 5 minuta, hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht. Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr, shtoni karafilin dhe ziejini edhe 20–25 minuta, derisa sherbeti të trashet. Në fund shtoni lëngun e gjysmës së limonit dhe kripën e limonit. Ziejini edhe 2–3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lërini të ftohen plotësisht. Ruajini në kavanoza të sterilizuara.