Gjatë ditës së sotme një i ri është sulmuar nga disa të tjerë dhe më pas është vjedhur.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Ndoc Mazi” në afërsi të një bar-restoranti, është goditur me grushte dhe më pas i është vjedhur me dhunë varsja e floririt, shtetasit me iniciale V.Rr, 15 vjeç banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.

Policia ka arrestuar në kohë rekord 3 autorët e ngjarës të cilat janë:
Më datë 16.03.2018, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. Sh., 17 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.
Xh. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër
Gj. K., 17 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139/2 i Kodit Penal.

e.gj/Shqiptarja.com