Konfliktohen me punonjësin e kazinosë A.D, 31 vjeç dhe e godasin me grushte, arrestohen dy të rinj.
 
Ngjarja ka ndodhur brenda një kazinoje ngë Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë ndërsa të arrestuarit janë Mevlut Topi, 21 vjeç dhe Bashkim Meçi, 19 vjeç të dy banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të "Plagosjes së lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com