DURRËS - Ndonëse jemi në një atmosferë festive krimi vazhdon të jetë prezent në familjet shqiptare. Rreth orës 11 të ditës së stome një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katund Sukth të qytetit të Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se një baba ka plagosur djalin e tij në kokë me sëpatë. Sipas policisë shtetasi Vlash Gorea ka goditur me sëpatë 28-vjeçarin Artan Gorea. 28-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i kësaj ngjarjeje të rëndë kanë qenë konfliktet familjare.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(aq/shqiptarja.com)











