Një punonjëse e ndërmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin e Fierit është goditur për shkak të detyrës nga një person i cili është vënë në prangat e policisë.
 
Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë Nikollaq Çobanka, 55 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël pasi në lagjen “Sheq i Vogël”, në banesën e tij, ka  goditur  A.K, 54 vjeçe, me detyrë faturiste në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve, e cila në prani të dy punonjëseve të tjera po kryente një verifikim të kërkuar nga vetë shtetasi Nikollaq Çobanka. 



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)