Pas Cristiano Ronaldos Juventusi synonte të tjerë kampionë për tia bashkangjitur yllit portugez por njëri prej tyre do të mbetet thjeshtë një ëndërr për bardhezinjtë.
Bëhet fjalë për Diego Godin mbrojtësin uruguain të Atleticos së Madridit i cili ka refuzuar përfundimisht kampionët e Italisë pasi ka vendosur të qëndrojë në Spanjë.
Sipas asaj që raportojnë mediat iberike Diego Godin ka pranuar ofertën e Los Colchoneros për të rinovuar kontratën aktuale që skadon në 2019-ën deri në vitin 2021, me një pagë prej 4,5 milionë eurosh në sezon të njëjtën që i ofronte edhe Juventusi.
Zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme. Ashtu si Griezmann, edhe Godin do të qëndrojë te Atletico për të synuar fitimin e të tjerë trofeve me skuadrën e Diego Simeones.