Godina e '30-ës "shtëpia" e re
e Integrimit, Rama: E harruar!

Godina e '30-ës e Integrimit, Rama: E harruar!">
TIRANE - Ish-palestra sportive, një godinë e ndërtuar në vitet ’30, pjesë e trashëgimisë kulturore është “shtëpia” e re e Ministrisë së Integrimit Europian. Në ceremoninë e inaugurimit të godinës së re, Rama tha se, qendrës së gravitetit të përpjekjeve për të ardhmen evropiane, siç ai e cilësoi këtë ministri, duhet të ketë njëherësh edhe vëmendjen për ambiente sa më të mira. Por paralel me këtë linjë duhet të jetë edhe puna e administratës në përpjekjet e saj për integrimin e vendit në BE. Kjo godinë e vjetër, pranë Pallatit të Kongreseve, ishte shndërruar në një magazinë mbeturinash, tha Rama.

“Me shumë kënaqësi sot për këtë ditë të shënuar, por edhe faktin se ashtu sikundër e kishim vendosur çelim zyrat e godinës së re të Ministrisë së Integrimit, godinë e vjetër pjesë e trashëgimisë kulturore të kryeqyteti, një prej komplekseve më të bukur të ndërtuar në vitet ‘30 në këtë rajon ku jetojmë, po si shumë çka tjetër ishte katandisur në një magazinë mbeturinash dhe në një fushë plehrash përpara. Jam i kënaqur që ja dolëm se jo vetëm në këtë 29 nëntor përulemi me mirënjohje me sytë nga e shkuara, por besoj se nderimi më i madh që i bëjmë të shkuarës së një lufte historike është që në emër të së ardhmes të çelim dyert e këtij institucioni ku është qendra e gravitet të përpjekjeve tona për të ndërtuar të ardhmen evropiane të vendin tonë. Në kushte më të mira dhe në një pozicion më të denjë për këtë institucion, uroj gjithë ju, të ndiheni më mirë por dhe më të motivuar duke kuptuar se qoftë edhe nga pozicioni dhe rëndësia që i jepni kësaj ministrie, proces që bëhet gjithnjë e më i vështirë”, deklaroi kryeministri Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë