Godinat e pabanuara kthehen në strehë për përdoruesit e drogës, banori në Vlorë: Më dhimbsen, janë çuna të rinj (VIDEO)

Vetëm tre ditë më parë një 33-vjeçar nga Vlora u gjet pothuajse i dekompozuar në një godinë të braktisur në lagjen 1 maji të qytetit pasi ishte denoncuar i humbur nga familjarët.

Në Vlorë janë dhjetra godina të braktisura të cilat tashmë shërbejnë për përdoruesit e lëndëve narkotike të cilët madje janë shumë të rinj. Qytetarë të Vlorës shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa kërkojnë që ato të shemben ose të ketë një projekt nga bashkia e Vlorës.

Godinat janë kthyer tashmë në qendra të përdorimit të lëndëve narkotike një fenomen shqetësues tashmë në Vlorë.

"E më tha nipi që para tre ditësh kanë gjetur njërin të vdekur. Ato të shemben e të ndërtohet një pallat. Lëto vetëm për siklete janë,"-shprehet një qytetare.

"Kush e di sa herë shoh njerëz që vijnë aty dhe më vjen keq se janë të rinj. Çuna të rinj, më dhimbte shpirti. Është mirë që këto të sheshohen. I përdorin për përdorimin e drogës. Zakonisht vijnë pasdite. Djali i vdekur u gjet diku tjetër, ko këtu,"-deklaron një tjetër qytetar.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 20/05/2020 17:58

    Ngrihu Enver se tu shkaterrua populli qe aq shume e deshe. Ngrihu o djali i madh i kombit qe hodhe themelet e shtetit dhe bere zap minjte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës