Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Krujë, në pranga dy persona

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Krujë, në pranga dy persona

Foto ilustruese

Policia ka goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në territorin e Krujës dhe ka prangosur dy persona.

Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi Xh. K., banues në Arrameras, Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar 80 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu është prangosur edhe shtetasi I. L., banues në Borizanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar rreth 100 fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat