FIER- Policia e Fierit ka goditur dy raste të tentativës për të kultivuar kanabis. U Arrestua personi E.M. 43 vjeç, banues në Libofshë. Në shtëpinë e tij u gjetën dhe u sekuestruan disa kubikë ku ishin kultivuar fidanë dhe fara të dyshuara Kanabis Sativa.
Në vijim të kontrollit u gjetën edhe disa bimë të tjera kanabis në fshatin Cakran. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe po punohet për dokumentimin ligjor të veprës penale.
Komento