Goditën me grushte policin kufitar në terminalin e portit të Vlorës, 3 të arrestuar

Goditën me grushte policin kufitar në terminalin e portit të Vlorës, 3 të arrestuar

Foto ilustruese

Vlorë- Tre persona janë arrestuar pasi goditën me grushte një polic kufitar në terminalin e portit të Vlorës.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar një ditë më parë (11 mars), rreth orës 15:30.

Incidenti thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Oficerin e Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, L. C., 29 vjeç, dhe E. F., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 11.03.2025, rreth orës 15:30, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, në ambientet e jashtme të Terminalit të Portit Detar Vlorë, një punonjës policie të Kufirit dhe Migracionit, gjatë detyrës”, informoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Programi i PD-së? Muhabet bretkosash' Rama ironi me Klevis Balliun: Je bretkosë e vogël

'Programi i PD-së? Muhabet bretkosash' Rama ironi me Klevis Balliun: Je bretkosë e vogël