Goditen me raketa 3 anije në Detin e Kuq, SHBA akuza Iranit! Anija ushtarake amerikane rrëzon tre dronë

Goditen me raketa 3 anije në Detin e Kuq, SHBA akuza Iranit! Anija ushtarake amerikane rrëzon tre dronë

Anija ushtarake amerikane USS Carney

Një anije luftarake e marinës amerikane ndërhyri duke rrëzuar tre dronë pasi anijet komerciale u sulmuan në Detin e Kuq. Sipas zyrtarëve amerikanë, autorësia e sulmeve është marrë përsipër nga rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani të dielën.

Raketat balistike të lëshuara nga rebelët goditën tri anije tregtare që kryenin transport mallrash. Sulmet shënuan një përshkallëzim në Lindjen e Mesme dhe besohet se janë të lidhura me luftën Izrael-Hamas, ndërsa SHBA paralajmëroi se do të marrë në konsideratë "të gjitha përgjigjet e duhura". K

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane në një deklaratë, tha se ka çdo arsye për të besuar se këto sulme, janë mundësuar plotësisht nga Irani”. Është e paqartë nëse vetë anija ushtarake USS Carney ishte objektiv i dronëve edhe pse njëri prej tyre u godit fare pranë saj.

Komanda Qendrore e SHBA-së  tha se sulmet kishin "rrezikuar jetën" e ekuipazheve të anijeve dhe përfaqësonin një "kërcënim të drejtpërdrejtë për tregtinë ndërkombëtare dhe sigurinë detare".

“Ne gjithashtu kemi çdo arsye për të besuar se këto sulme, ndërsa janë nisur nga Houthis në Jemen, janë mundësuar plotësisht nga Irani”, thuhet në deklaratë.

"Shtetet e Bashkuara do të marrin në konsideratë të gjitha përgjigjet e duhura në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e saj ndërkombëtarë."

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur