Goditet Bagdadi për Ramazan, 27
të vdekur në 2 sulme kamikaze

Goditet Bagdadi për Ramazan, 27<br />të vdekur në 2 sulme kamikaze
BAGDAD- Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pas dy sulmeve me makinë bombë. 

Kanë qenë dy makina me bombë të cilët kanë shpërthyer në rrugët e mbushura me njerëz që përgatiteshin për agjërimin e Ramazanit.

Bomba e parë shpërtheu jashtë një dyqani akulloresh në zonën tregtare e Karradasë, pak pas mesnatës duke vrarë 15 persona dhe plagosur 27 të tjerë. E ndërsa bomba e dytë shpërtheu pak orë më vonë pranë Zyrën se Pensionit Publik pranë al-Shahada duke vrarë të paktën 12 dhe plagosur 23 persona të tjerë.

Sulmi është marrë përsipër nga ISIS nëpërmjet një statusi në faqen e tyre në Facebook përmes agjencisë së lajmeve Amaq.

Sulmet vijnë vetëm disa ditë pas fillimit të muajit të Ramazanit.

bagdad

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024