ALGHERO – Policia në Alghero ka arrestuar anëtarët e një bande italo – shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike. Uniformat blu i kanë vënë prangat 33 vjeçarit italian, Giovanni Mario si edhe shtatë shqiptarëve, identitetet e të cilëve, për momentin nuk bëhen ende të ditur. Shqiptarët janë kapur në punë e sipër në Bologna, Milano, dhe Varese. Dyshohet se banda ka lidhje me arrestimin, në Mars të vitit të kaluar të një drejtuesi furgoni, në parafangon e të cilit u gjetën më shumë se 3 kg heroinë. Mësohet se në shtëpitë e shqiptarëve janë gjetur edhe sasi kokaine.
/Shqiptarja.com








