Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të përbërë nga 37 anëtarë. Aksioni i gjerë i karabinierëve është kryer në disa qytete të Italisë, si Sicili, Lacio, Lombardi, Piemonte, si dhe në disa vende të Gjermanisë.

Të përfshirë ishin dhe një avokat e dy karabinierë. Këta dy të fundit akuzohen për abuzim me të dhënat, pasi iu jepnin informacione konfidenciale anëtarëve të bandës, që ishte aleate e Madonna dhe Corleone.

Ndërsa avokati luante rolin e bashkimit mes mafies dhe profesionistëve. Në aksionin e gjerë italo-gjerman, u zbulua përfshirja e më shumë se 600 bashkëfinancuesve dhe karabinierëve të përfshirë në këtë klan mafioz. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com