Goditet banda shqiptare në Francë, grabitën 98 banesa, u gjendet 2.5 kg ar (Detaje)

Goditet banda shqiptare në Francë, grabitën 98 banesa, u gjendet 2.5 kg ar (Detaje)

Foto ilustruese

FRANCE-Gjashtë shqiptarë, tre burra dhe tre gra janë arrestuar, pasi akuzohen për 98 grabitje banesash në disa qytete. Shqiptarët të moshës 30 deri 40 vjeç janë arrestuar në Bergerac.

Sipas policisë banda vepronte nga viti 2017, ata thyenin dyert dhe dritaret e banesave duke vjedhur sende të ndryshme, ndërsa vlera e tyre llogaritet në 423 mijë euro.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tyre pas arrestimit, u sekuestruan mbi 13 mijë euro dhe 2.5 kg ar.

E ndërsa pritet që të akuzuarit të dalin para gjykatës, autoritetet franceze vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në grabitje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë