Goditet grupi i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Korçë, Ministri i Brendshëm: Të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës kundër drogës

Goditet grupi i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Korçë, Ministri i Brendshëm: Të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës kundër drogës

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e policisë ku u shkatërrua një grup i shpërndarjes së drogës në qytetin e Korçës. Çuçi thotë se janë të vendosur për t’i shkruar deri në fund luftës kundër drogës.

“Operacioni anti-drogë në Korçë me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime strukturave vendore të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë”, shprehet Çuçi.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Korçë! 24 të arrestuar, 7 në kërkim! Ishin nën vëzhgim prej 5 muajsh nga policia! Sekuestrohen drogë, para e radiomarrëse policie


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive