Çonin shqiptarët me letra false greke dhe italiane në Angli dhe SHBA, goditet grupi, shkatërrohet laboratori në Durrës, 3 të arrestuar (VIDEO)

Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal që falsifikonte kryesisht letra greke dhe italiane me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit të shqiptarëve për në vendet e BE-së, përfshirë Anglinë, apo tranzit jashtë unionit në SHBA dhe Kanada kundrejt fitimit. "Dokumentet prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet e zonës Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdornin këto dokumente për vendet e BE-së për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian" thekson policia. Tre pjesëtarë të grupit kriminal  të dënuar më parë janë arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe laboratori i falsifikimit në Durrës pas një pune intensive 6-mujore.

Të arrestuarit janë;
Thanas Todhri 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve për në SHBA
Vesel Serjanaj 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh
Pajtim Baruti 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.

Këta persona sipas policisë në bashkëpunim me një tjetrin kishin një ambient në Durrës, që e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetin e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit.

U sekuestruan;
• Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip Opel Corsa, një kompjuter,

• 7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumentave të falsifikuara,

• një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,

• hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale,

• 12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, 1 leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, 1 leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme,

• 1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara,

• dëftesa shkollore, dokumente institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama me Kurtin takojnë nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, tek sheshi i Flamurit

Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama me Kurtin takojnë nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, tek sheshi i Flamurit