Goditet grupi i vjedhjes së banesave në Tiranë! Hajdutët studionin vendet e shtëpive e më pas ndërprisnin ndriçimin e rrugës dhe fiknin kamerat e sigurisë

Goditet grupi i vjedhjes së banesave në Tiranë! Hajdutët studionin vendet e shtëpive e më pas ndërprisnin ndriçimin e rrugës dhe fiknin kamerat e sigurisë

Foto ilustruese

Një grup i mirëorganizuar që vidhnin banesa në zona të ndryshme të Tiranë është shkatërruar nga policia, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona. Janë arrestuar Klodi Qerimi, 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe Gersjan Berisha, 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin në banesën e një shtetasi në rrugën “Selaudin Bekteshi”.

Ata rezultojnë të jenë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura më parë, teksa studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave.

Po ashtu, gjatë operacionit të koduar “Alliasi”, Policia vuri në pranga edhe dy persona të tjerë, të akuzuar për "Kallëzim i rremë" dhe "Moskallëzim krimi". Në pranga kanë rënë Artan Kernaja, 47 vjeç, banues në Tiranë dhe Fatmir Lizi, 48 vjeç, banues në Tiranë, të dy të dënuar më parë për vrasje në Itali dhe Zvicër. 47-vjeçari kishte bërë kallëzim të rremë në Komisariatin e Policisë Nr. 4, se i kishin vjedhur automjetin, i cili u gjet i braktisur në anë të rrugës në Peqin të Elbasanit.

Rezulton se këta persona kishin shkuar për të vjedhur në një banesë në Peqin dhe kur kanë parë shërbimet e Policisë në pikë kontrolli, kanë braktisur mjetin me qëllim fshehjen e sendeve të kundërligjshme që kishin në automjet, të cilat do t’i përdornin për të kryer vjedhjen.

Në vitin 1997, 47-vjeçari, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vrarë me armë zjarri, një shtetas, në zonën e Laçit dhe për këtë ka kryer 18 vite burgim. Ndërkohë, 48-vjeçari ka kryer 16 vite burgim në Itali, për vrasje. Pasi kanë vuajtur dënimin me dy vite burg në Zvicër, për vjedhje, nga viti 2018 deri në vitin 2020, janë dëbuar nga Zvicra dhe janë kthyer në Shqipëri.

Të dy ata, së bashku me një person tjetër që sipas policisë aktualisht ndodhet në Angli, ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes në Itali e Zvicër, në formën e një grupi kriminal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre personave.

U arrestua edhe një 33-vjeçar, i identifikuar si Vehap Kapaj, i cili u kap në flagrancë, në bashkëpunim me shërbimet e  Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në rrugën “Kosovarët”. 33-vjeçari ishte në ndjekje policia pasi kishte vjedhur një automjet "BMW", në pronësi të një shtetasi me banim në rrugën “Myslym Keta”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni