Goditet mafia famëkeqe 'Sacra Corona Unita', nën hetim tre shqiptarë (Emrat+ Video)

ITALI- Tre shqiptarë janë vendosur nën hetim, në kuadër të aksionit antidrogë që është zhvilluar gjatë mëngjesit të sotëm nga policia e Leçes ndaj personave të lidhur me mafien famëkeqe “Sacra Corona Unita”.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Eltian Isufaj, 30 vjeç, me banim në kampin e romëve “Panareo” në Leçe; Soni Hajdari, 28 vjeç, me vendbanim të njëjtë dhe aktualisht nën arrest shtëpiak; Krenar Skendaj, 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në Campobasso.

Prokuroria Antimafia ka lëshuar 16 urdhër-arreste për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale ndaj personave të lidhur me “Sacra Corona Unita”. Sipas hetimeve, organizata kriminale vepronte në Leç e Brindisi dhe se anëtarë të saj, në kuadër të mbarëvajtjes së trafikut të drogës, kanë ushtruar presion së fundmi edhe ndaj familjes së një bashkëpunëtori të drejtësisë italiane.

Gjatë aksionit të koduar “Vele”, ku janë përfshirë mbi 100 efektivë si dhe një helikopter, janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, të llojit kokainë, heroinë, hashash e marijuanë.

Por kush janë tre shqiptarët?

Emri i Eltian Isufaj rezulton i palakuar më herët nga mediat italiane ndërsa Soni Hajdari është ndaluar në vitin 2016 po në Leçe, pasi është kapur me 16 doza kokainë. Sa i takon Krenar Skendaj, ai u dënua në qershor të vitit të kaluar me gjykim të shkurtuar për trafik droge me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Skendaj u arrestua në mars të po të njëjtit vit gjatë një operacioni policor në bashkëpunim mes policisë italiane dhe asaj shqiptare.

Skendaj bashkë me një tjetër person ishte në bordin e një gomoneje, kur u pikas nga autoritetet detare të Otrantos.Të dy u vunë në pranga pas një ndjekjeje në det nga policia italiane në ujrat e Leçes dhe iu sekuestruan 513 kg marijuanë, që nëse do të arrihej të shitej në tregun e paligjshëm do të sillte për Skendajn dhe bashkëpunëtorin e tij rreth 5 milionë euro. 

Pamje nga operacioni në vitin 2016, për kapjen e Krenar Skendaj 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?