Goditet me levë në kokë një efektiv policie në Gjirokastër, përfundon në gjendje të rëndë në spital! Kolegu i tij nuk ndërhyri (VIDEO)

Efektivi i i policisë kufitare, Sokrat Muho mbeti i plagosur mesditën e sotme në fshatin Progonat të Tepelenës. Ai është qëlluar me levë në kokë për motive ende të paqarta, ndërsa është nisur për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku ndodhi përplasja.

Ngjarja ka ndodhur te "Ura e Lumit" dhe burimet thanë se polici është rrahur nga bashkëfshatarët e tij jashtë orarit zyrtar të punës. Vetëm dy ditë më parë efektivi ishte përfshirë në një konflikt me bashkëfshtarët e tij nga Progonati dhe dyshohet se janë përplasur për pronat.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase, i cili raportoi nga vendi i ngjarjes, thotë se i pranishëm ishte edhe një koleg i tij efektiv policie, Jaçe Rreçka, i cili ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka ndërhyrë.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar me inciale G. Zh. 

 

M.Q./E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj